Rreth pozicionit
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërive AGIKONS, kërkon të angazhojë një Zdrukthtari të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për ekipin e saj. Kandidati i përshtatshëm duhet të zotërojë aftësi teknike, të jetë i orientuar ndaj cilësisë dhe të synojë zhvillim profesional.
Përgjegjësitë
- Lexon dhe analizon vizatimet teknike për të planifikuar dhe kryer punët.
- Kryen punime zdrukthtarie në përputhje me kërkesat teknike dhe standardet e kompanisë.
- Përpunon pjesë druri për mobilie, dyer, dritare, konstruksione dhe artikuj të tjerë.
- Operon me profesionalizëm dhe siguri pajisjet për përpunimin e drurit, përfshirë: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir dhe presë.
- Realizon me saktësi matjen, prerjen, përpunimin, montimin dhe përfundimin e punimeve.
- InstalON konstruksione dhe elemente druri si në repart, ashtu edhe në objekt, duke ruajtur cilësinë në çdo etapë të procesit.
- Verifikon cilësinë e materialeve dhe të punës gjatë prodhimit, si edhe para dorëzimit.
- Zbulon dhe rregullon devijimet teknike për të siguruar përfundimin e saktë të punimeve.
- Bashkërendon punën me ekipin e prodhimit dhe departamentet e tjera, në mënyrë që projektet të realizohen brenda afateve të caktuara.
- Udhëzon dhe ndihmon punonjësit e rinj lidhur me proceset e punës, përdorimin e makinerive dhe zbatimin e standardeve të cilësisë.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe kujdeset për ambientin e punës sipas standardeve të kompanisë.
Kërkesat
- Të ketë të paktën 2 vite përvojë në role të ngjashme në sektorin e përpunimit të drurit.
- Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.