Përshkrimi
Administrator për ambjente të përbashkëta
S&D, pjesë e grupit AGIKONS, po zgjeron ekipin me një profesionist të kualifikuar për rolin e Administratorit për ambjente të përbashkëta.
Detyrat
Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e pronës
- Kontrollon dhe regjistron gjendjen e objekteve, përfshirë ndriçimin rrugor, ndriçimin e godinave, furnizimin me ujë dhe fasadat, duke plotësuar formularët e kontrollit dhe duke marrë masa për zgjidhjen e problematikave të konstatuara.
- Përgatit formularët e verifikimit dhe ndërhyn për adresimin e çështjeve të identifikuara.
- Verifikon gjendjen e apartamenteve dhe të ambienteve të lira, si dhe dokumenton statusin e tyre fizik përmes formularëve përkatës.
- Ndjek gjendjen e ujit dhe mbikëqyr realizimin e pastrimit të depozitave.
- Kontrollon përmbushjen e detyrave nga kompania e sigurisë.
- Organizon punën dhe mbikëqyr zbatimin e saj, duke hartuar edhe raportet përkatëse.
- Inspekton njësitë e banimit dhe siguron kryerjen e riparimeve të nevojshme, me dokumentim periodik në formularët përkatës.
- Monitoron dhe ruan funksionalitetin e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri, duke mbajtur dokumentacion periodik.
- Mbikëqyr dhe mirëmban fasadat, me plotësim periodik të formularëve përkatës.
- Kontrollon strukturat mekanike dhe elektrike dhe kujdeset për riparimin e tyre, duke i dokumentuar periodikisht.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e ambienteve të brendshme të ndërtimit, me dokumentim të rregullt.
- Kryen inspektimin dhe mirëmbajtjen e garazheve, duke mbajtur formularët përkatës.
- Verifikon dhe mirëmban kunetat dhe kanalizimet, me plotësim periodik të dokumentacionit përkatës.
Menaxhimi financiar
- Lexon sahatët e ujit dhe të energjisë në të gjitha pikat dalëse.
- Shpërndan faturat e administrimit, energjisë dhe ujit.
- Administron dhe monitoron shlyerjen e detyrimeve, duke mbledhur pagesat kondominiale.
- Nëpërmjet cilësisë së shërbimeve kondominiale, siguron ofrimin e shërbimeve ekstra për klientët rezidentë sipas kërkesave të tyre, si mirëmbajtje dhe gjelbërim, kundrejt faturimit dhe likuidimit nga klientët.
Marrëdhënia me rezidentët dhe pushtetin vendor
- Komunikon me banorët kur ata janë të pranishëm për problematikat e evidentuara ose të pretenduara prej tyre si difekte të investitorit në ndërtim.
- Siguron realizimin e riparimeve nga stafi, mbi bazën e faturave dhe situacioneve të miratuara paraprakisht.
- Mban marrëdhënie të vazhdueshme me institucionet lokale.
- Ndjek të gjitha çështjet me institucionet vendore në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë.