Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit me fokus te cilësia dhe standardet e larta, po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon profesionistë të kualifikuar për Departamentin Teknik në funksionin Inxhinier/e Ndërtimi në zbatim.
Në këtë rol, Inxhinieri i Ndërtimit jep mbështetje teknike gjatë gjithë ciklit të punimeve, duke u bazuar në projekt, preventiv dhe specifikimet teknike, me synim ruajtjen e standardeve të kërkuara dhe lehtësimin e certifikimit të punimeve deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.
Detyrat
- Siguron që të jetë i disponueshëm dhe i aksesueshëm i gjithë informacioni i nevojshëm për realizimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
- Analizon dhe interpreton vizatimet, si edhe specifikimet e projektit, për të garantuar zbatimin e saktë teknik të punimeve.
- Punon ngushtë me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor dhe Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin final.
- Merr përsipër një gamë të gjerë detyrash inxhinierike në terren, duke përfshirë mbikëqyrjen, vlerësimin teknik të ecurisë së punimeve dhe adresimin e problematikave konstruktive në kantier.
- Verifikon që të gjitha punimet që janë në fushën e përgjegjësisë së tij të realizohen sipas standardeve të cilësisë.
- Zbaton testime dhe inspektime periodike në përputhje me procedurat e miratuara.
- Kujdeset që stafi i grupit të përcaktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune, në harmoni me procedurat specifike të sigurisë së vendit dhe standardet e industrisë.
- Ndjek planifikimin kohor të ndërtimit dhe kontribuon në vlerësimin e progresit të punimeve.
- Mban një regjistër ditor për evidentimin e fazave të ndërtimit, si edhe të të dhënave inxhinierike që shërbejnë për raportet e projektit.
- Përgatit preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues dhe dokumente të ngjashme.
- Jep zgjidhje për çështjet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e tyre në praktikë.
- Raporton drejtpërdrejt te Kryeinxhinieri.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të disponojë përvojë të mëparshme pune prej të paktën 3 vite.
- Të përdorë në nivel të mirë programin AUTOCAD, si edhe të ketë njohuri mbi Paketën Office.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe menaxhim.
- Të ketë njohuri shumë të mira për leximin dhe zbatimin e projekteve.