Përshkrimi
Met – Engineering, pjesë e grupit AGIKONS, po kërkon të shtojë në ekip një profesionist të kualifikuar për rolin e Bojaxhiut të Mobiljeve.
Detyrat
- Përgatit dhe kombinon ngjyrat, si edhe kryen lyerjen e xhamave.
- Realizon lyerje me patinë.
- Vendos astarin dhe bojën poliuretanike.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë në lyerjen e mobiljeve dhe të elementeve prej MDF, MDF me rimeso dhe druri, përfshirë kapakë kuzhinash, dollapë dhe pjesë të ngjashme.
- Duhet të njohë etapat e përgatitjes së sipërfaqeve për lyerje, si zmerilimi, pastrimi, stukoja dhe primeri.
- Nevojitet përvojë në lyerjen e drurit me bojë uji.
- Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i aftë për bashkëpunim në ekip.