Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e Grupit Agikons, po kërkon një Marangoz me përvojë që të bëhet pjesë e ekipit të prodhimit.
Detyrat
- Shpjegon dhe zbaton vizatimet teknike të projekteve të mobilimit.
- Merret me përpunimin, montimin dhe vendosjen e mobiljeve, dyerve dhe elementeve të ndryshme prej druri.
- Përdor me aftësi profesionale makineritë dhe pajisjet e repartit, përfshirë sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe pajisje të tjera për përpunimin e drurit.
- Mbikëqyr cilësinë e punimeve në secilën etapë të prodhimit dhe montimit.
- GarantON që punët të përfundojnë sipas standardeve të cilësisë dhe brenda afateve të caktuara.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
Kualifikimet
- Ka përvojë në prodhimin dhe montimin e mobiljeve nga melamine, MDF dhe druri.
- Zotëron eksperiencë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri ose në montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
- Ka njohuri për përdorimin e makinerive që shërbejnë për përpunimin e drurit.
- Ka aftësi të mira organizimi dhe komunikimi.
- Është i aftë të punojë në grup dhe të drejtojë ekipin gjatë realizimit të punimeve.
- Tregon korrektësi dhe angazhim në respektimin e orarit të punës.