Përshkrimi
Si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë, S&D Invest Sh.a, pjesë e grupit Agikons, është në kërkim të një Drejtori te pergjithshem që do të udhëheqë drejtorinë, do të mbrojë vlerën e aseteve dhe do të garantojë stabilitetin financiar të shërbimeve të menaxhimit.
Detyrat
- Përgatit planin strategjik vjetor dhe buxhetin e drejtorisë, si edhe monitoron zbatimin e tyre.
- Menaxhon raportin me Zhvilluesin dhe siguron raportim të rregullt për ecurinë e grafikut, kostot për objekt, arkëtimet dhe fondin rezervë.
- Jep miratimin për planet e menaxhimit, preventivat me vlerë të lartë dhe marrëveshjet kryesore kontraktuale.
- Udhëheq bashkëpunimin komercial me SD Zhvillim në fushat e Marketingut, Shitjes dhe Kujdesit ndaj Klientit.
- Mbikëqyr 3 departamentet dhe përcakton përparësitë mes tyre.
- GarantON përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe ndjek planin e tranzicionit drejt asamblesë.
- Mbështet zgjerimin e portofolit përmes objekteve të reja dhe shërbimeve individuale.
- Merr vendime për buxhetin, strukturën, çmimet/marzhet dhe kontratat, brenda kompetencave të deleguara nga Bordi.
Kualifikimet
- Diplomë Master/Bachelor në Menaxhim, Inxhinieri ose Ekonomi.
- Përvojë pune mbi 7 vite, prej të cilave mbi 3 vite në pozita drejtuese.
- Njohuri në planifikim strategjik, financë, menaxhim aseti/facility dhe njohuri bazë ligjore.
- Aftësi të forta në lidership, delegim, vendimmarrje, komunikim, menaxhim konfliktesh dhe orientim drejt rezultateve.