Përshkrimi
ATDG, pjesë e grupit të kompanive AGIKONS, po kërkon ta zgjerojë ekipin me një Specialist Hidraulik.
Detyrat
- Analizon planin e ndërtimit së bashku me specifikimet që lidhen me shtrirjen e punimeve hidraulike.
- Përcakton veglat dhe pajisjet e veçanta që duhen për kryerjen e punëve hidraulike.
- Kryen instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ujit, tubacioneve dhe sistemeve për ngrohjen e ujit.
- Siguron mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe të të gjithë përbërësve të tyre.
- Interpreton projektet dhe përgatit listën e materialeve që nevojiten.
Kualifikimet
- Kërkohet të ketë më shumë se 3 vjet eksperiencë pune në këtë rol.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm në drejtimin Hidraulik.
- Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në punë në ekip.
- Nevojiten aftësi të forta në planifikim dhe organizim.