Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani udhëheqëse në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania ka themeluar dhe menaxhon destinacione të veçanta në hoteleri dhe resorte elitare, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Në këtë kuadër, Bougainville Bay Resort & SPA po zgjeron ekipin për pozitën Mirëmbajtës pishine.
Detyrat
- Mbikëqyrja dhe pastrimi i ujit të pishinës përmes përdorimit të kimikateve dhe pajisjeve përkatëse, me qëllim që cilësia e ujit të qëndrojë sipas standardeve të sigurisë.
- Pastrimi i filtrave dhe i sistemeve të pishinës për të siguruar funksionim korrekt.
- Kujdesi për funksionimin normal të pompave dhe sistemeve të ujit.
Kualifikimet
- Përvojë pune në mirëmbajtje pishinash ose në një rol të ngjashëm.
- Njohje mbi përdorimin e kimikateve dhe pajisjeve të pishinës.
- Gatishmëri për të punuar me orar fleksibël dhe për të ofruar ndihmë në raste urgjente.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip, si edhe për të punuar në mënyrë të pavarur.