Përshkrimi
ATDG, si pjesë e grupit të shoqërive AGIKONS, po kërkon të angazhojë profesionistë të kualifikuar për rolin e Specialist Hidraulik në kuadër të ekipit të saj.
Detyrat
- Analizon projektin e ndërtimit së bashku me specifikimet që lidhen me vendosjen e punimeve hidraulike.
- Përcakton veglat dhe pajisjet e veçanta që duhen për kryerjen e punimeve hidraulike.
- Kryen instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ujit, të tubacioneve dhe të sistemeve për ngrohjen e ujit.
- Kujdeset për servisimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike, si edhe të pjesëve përbërëse të tyre.
- Interpreton projektet dhe përgatit evidencën e materialeve që nevojiten.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune në këtë funksion.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm në drejtimin Hidraulik.
- Nevojiten aftësi shumë të mira në komunikim dhe në bashkëpunim me ekipin.
- Kërkohen gjithashtu aftësi shumë të mira në planifikim dhe organizim.