Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani udhëheqëse në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo kompani ka themeluar dhe menaxhon destinacione të veçanta në hoteleri dhe resorte premium, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Aktualisht, kompania po kërkon të punësojë një financiere në Tiranë.
Detyrat
- Hedhja e MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, së bashku me kontabilizimin dhe rakordimet përkatëse.
- Verifikimi dhe rakordimi i përditshëm i arkës, i shitjeve fiskale, i likuidimeve dhe i dokumenteve mbështetëse.
- Kontrolli i urdhrave të shitjes dhe kthimi i tyre në fatura në Alpha Web.
- Regjistrimi kontabël i faturave të shitjes dhe të blerjes pas verifikimit të çmimeve dhe zbatimit të zbritjeve të aprovuara.
- Rakordimi i klientëve, shqyrtimi i kartelave dhe përmbyllja mujore për Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
- Hartimi i raporteve javore dhe raportimi i çështjeve financiare te drejtuesit.
- Angazhimi në inventarët fizikë, evidentimi i mospërputhjeve dhe pasqyrimi i tyre në sistem.
- Bashkëpunimi me ekipin e financës dhe realizimi i detyrave të caktuara nga eprorët.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
- Njohuri të mira të programit Alpha.
- Saktësi në punë, produktivitet dhe aftësi për të respektuar afatet.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.
- Gatishmëri për të punuar nën presion duke ruajtur etikën profesionale.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.