Përshkrimi
Kërkohet staf për pastrim që do të kujdeset për mirëmbajtjen e zonave të jashtme në Rezidencën Kodra e Diellit 1.
Detyrat kryesore:
- Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, si edhe e hapësirave të përbashkëta të jashtme;
- Grumbullimi i mbetjeve dhe largimi i tyre;
- Sigurimi që ambientet e jashtme të mbeten të pastra dhe në gjendje funksionale;
- Punë e koordinuar me ekipin e mirëmbajtjes për nevojat operative të përditshme.
Kërkesat:
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe gatishmëri për angazhim në terren;
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip;
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet përparësi.