Përshkrimi
Po kërkohen punëtorë pastrimi për kujdesin dhe mirëmbajtjen e zonave të jashtme në Rezidencën Kodra e Diellit 1.
Detyrat
- Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, si edhe e hapësirave të përbashkëta jashtë objektit
- Grumbullimi i mbetjeve dhe largimi i tyre
- Sigurimi që ambientet e jashtme të mbeten të pastra dhe në gjendje të rregullt funksionale
- Koordinimi me ekipin e mirëmbajtjes për kërkesat e përditshme operative
Kualifikimet
- Qasje e përgjegjshme ndaj punës dhe gatishmëri për angazhim në terren
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet përparësi