Përshkrimi
Met – Engineering, pjesë e grupit AGIKONS, po kërkon t’i shtojë stafit të vet profesionistë të kualifikuar.
Aktualisht kompania po e zgjëron ekipin për pozitën Bojaxhi Konstruksionesh Metalike.
Detyrat
- Përgatitja e sipërfaqeve metalike para lyerjes, përfshirë pastrimin, smerilimin dhe vendosjen e astarit.
- Lyerja e konstruksioneve metalike dhe aplikimi i shtresave mbrojtëse duke ndjekur standardet e cilësisë.
- Verifikimi i cilësisë së punimeve dhe ndërhyrja me korrigjimet e nevojshme.
- Përdorimi i rregullt dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe veglave të punës.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë procesit të punës.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit për përfundimin e punimeve brenda afateve të caktuara.
Kualifikimet
- Përvoja në lyerjen e konstruksioneve metalike konsiderohet përparësi.
- Njohja e bojrave industriale dhe e mënyrave të përgatitjes së sipërfaqeve.
- Gatishmëri për të punuar me përgjegjësi dhe në bashkëpunim me ekipin.
- Kujdes i lartë ndaj cilësisë së punës dhe detajeve.