ATDG, si pjesë e grupit AGIKONS, po zgjeron ekipin e vet me një profesionist për rolin "Specialist Hidraulik".
Detyrat
- Analizon projektin e ndërtimit dhe specifikimet që lidhen me organizimin e punimeve hidraulike.
- Përcakton veglat dhe pajisjet e veçanta që duhen për kryerjen e punëve hidraulike.
- Kryen montimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e instalimeve të ujit, të tubacioneve dhe të sistemeve për ngrohjen e ujit.
- Kujdeset për servisimin e sistemeve hidraulike dhe pjesëve përbërëse të tyre.
- Interpreton projektet dhe përgatit listën e materialeve që nevojiten.
Kualifikimet
- Kërkohet më shumë se 3 vjet përvojë pune në këtë pozitë.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm në profilin Hidraulik.
- Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në ekip.
- Nevojiten aftësi shumë të mira në planifikim dhe organizim.