Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e AGIKONS Group, po kërkon një zdrukthtar me përvojë që të bëhet pjesë e ekipit të Repartit të Drurit.
Kjo pozitë kërkon një profesionist me njohuri të plota në përpunimin e drurit, duke nisur nga leximi i vizatimeve teknike e deri te prodhimi, montimi dhe verifikimi përfundimtar i elementëve prej druri. Profili i përshtatshëm është i përgjegjshëm në punë, zbaton standardet e cilësisë dhe sigurisë, si dhe ndihmon në zhvillimin profesional të ekipit.
Detyrat
- Interpreton dhe analizon vizatimet teknike për të organizuar dhe zbatuar punimet.
- Kryen punime zdrukthtarie në përputhje me kërkesat teknike dhe standardet e kompanisë.
- Përpunon pjesë druri për mobilje, dyer, dritare, konstruksione dhe produkte të tjera të ngjashme.
- Përdor me profesionalizëm dhe në mënyrë të sigurt makineritë e përpunimit të drurit, si sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir dhe presë.
- Realizon matjet, prerjet, përpunimin, montimin dhe finalizimin e punimeve me saktësi të lartë.
- Monton konstruksione dhe elementë druri si në repart, ashtu edhe në objekt, duke siguruar cilësi në çdo etapë të procesit.
- Mbikëqyr cilësinë e materialeve dhe të punimeve gjatë prodhimit dhe përpara dorëzimit.
- Zbulon dhe korrigjon parregullsitë teknike për të siguruar përfundimin e duhur të punëve.
- Punon ngushtë me ekipin e prodhimit dhe me departamente të tjera për realizimin e projekteve brenda afateve të caktuara.
- U ofron trajnim dhe mbështetje punonjësve të rinj lidhur me proceset e punës, përdorimin e makinerive dhe respektimin e standardeve të cilësisë.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe kujdeset për mirëmbajtjen e mjedisit të punës sipas standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Të paktën 2 vite përvojë në role të ngjashme në përpunimin e drurit.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar vizatime teknike.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e makinerive për përpunimin e drurit.
- Përvojë në prodhimin dhe montimin e mobiljeve, dyerve, dritareve ose konstruksioneve prej druri.
- Aftësi të mira në organizim, planifikim dhe bashkëpunim në grup.
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe përqendrim i lartë ndaj cilësisë.
- Aftësi për të trajnuar dhe udhëzuar punonjës të tjerë mbi proceset e punës.
Dokumentet e kërkuara