Përshkrimi
Agikons sh.p.k. është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg dhe po zgjerohet me një Manovrator Fadrome të ri në ekipin e saj.
Detyrat
- Përdor dhe drejton fadromën në përputhje me kërkesat e kantierit.
- Realizon ngarkimin, shkarkimin, lëvizjen dhe sistemimin e materialeve të ndryshme.
- Kryen nivelimin dhe rregullimin e terrenit sipas udhëzimeve të marra.
- Verifikon gjendjen teknike të fadromës para nisjes së punës dhe gjatë përdorimit të saj.
- Siguron përdorim të rregullt të makinerisë dhe kujdeset për mirëmbajtjen bazë të saj.
- Zbaton me përpikëri rregullat e sigurisë gjatë punës.
- Punon në bashkërendim me stafin e kantierit për përmbushjen e detyrave të caktuara.
Kualifikimet
- DAP për Manovrator.
- Përvojë e mëparshme në operimin e fadromës ose të makinerive të ngjashme.
- Sjellje e përgjegjshme, korrektësi dhe disiplinë në vendin e punës.