Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërive AGIKONS, kërkon të shtojë në ekip një Ndihmës Marangozi të përgjegjshëm dhe të angazhuar. Kandidati i përshtatshëm zotëron aftësi teknike, vlerëson cilësinë dhe synon zhvillim profesional.
Detyrat
- Ndihmon marangozët gjatë prodhimit, përpunimit dhe instalimit të mobiljeve, dyerve dhe pjesëve të tjera prej druri.
- Operon me siguri makineritë dhe veglat e repartit, përfshirë sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe pajisje të tjera të nevojshme.
- Angazhohet në montimin e produkteve, si në repart ashtu edhe në objekt.
- Organizon materialet dhe veglat, duke ruajtur pastërtinë e hapësirës së punës.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe procedurat e punës të kompanisë.
- Punon së bashku me ekipin që punimet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.
Kualifikimet
- Pranohet kandidati me ose pa eksperiencë.
- Kërkohet përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë.