Përmbledhje
ATDG bën pjesë në grupin e shoqërive AGIKONS dhe kërkon profesionistë të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit në rolin e “Specialist Hidraulik”.
Detyrat kryesore
- Analizon planin e ndërtimit dhe specifikimet për kryerjen e punimeve hidraulike.
- Përcakton veglat dhe pajisjet e specializuara që duhen për realizimin e punëve hidraulike.
- Kryen instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ujit, tubacioneve dhe sistemeve për ngrohjen e ujit.
- Mirëmban sistemet hidraulike bashkë me komponentët e tyre.
- Interpreton projektet dhe përgatit evidentimin e materialeve të nevojshme.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune në këtë rol.
- Përparësi u jepet kandidatëve me arsim të mesëm të përfunduar në profilin Hidraulik.
- Nevojiten aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Kërkohen gjithashtu aftësi shumë të mira në planifikim dhe organizim.