Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, kërkon të shtojë në ekip një Marangozi të përkushtuar dhe të përgjegjshëm. Kandidati i përshtatshëm zotëron aftësi teknike, punon me fokus te cilësia dhe synon zhvillim profesional.
Detyrat
- Shqyrton, kupton dhe zbaton vizatimet teknike për projektet e mobilimit.
- Përpunon, monton dhe vendos mobilje, dyer dhe elemente të ndryshme druri.
- Operon në mënyrë profesionale makineritë dhe pajisjet e repartit, përfshirë sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe pajisje të tjera për përpunimin e drurit.
- Verifikon cilësinë e punës në secilën etapë të prodhimit dhe montimit.
- Kujdeset që punimet të përfundojnë sipas standardeve të cilësisë dhe brenda afateve të përcaktuara.
- Zbaton procedurat e sigurisë dhe rregullat e kompanisë.
Kualifikimet
- Përvojë profesionale në prodhimin dhe montimin e mobiljeve nga melamine, MDF dhe dru.
- Eksperiencë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri, ose në instalimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
- Njohuri për përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.
- Aftësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për drejtimin e tij gjatë kryerjes së punimeve.
- Korrektësi dhe angazhim për respektimin e orarit të punës.