Përshkrimi
Agikons sh.p.k vepron prej 30 vitesh në tregun e ndërtimit dhe njihet ndërkombëtarisht për standardin e lartë në punime. Kompania e konsideron ekipin si vlerën e saj më të rëndësishme dhe synon të ofrojë një mjedis mikpritës, ku secili punonjës të ndihet i vlerësuar për kontributin dhe përvojën që sjell. Në këtë kompani, zhvillimi në detyrë dhe vlerësimi mbështeten te rezultatet në punë.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi për zhvillim profesional dhe rritje të të ardhurave sipas avancimit, kompania është duke kërkuar një Menaxher/e Projekti.
Detyrat
- Të sigurojë që çdo porosi e klientëve, e pranuar për ekzekutim ose për ofertim, të trajtohet brenda afateve dhe sipas rregullave të kompanisë, duke respektuar kohën dhe cilësinë e kërkuar.
- Të organizojë, ndjekë dhe garantojë realizimin e punimeve sipas afatit, kostos dhe cilësisë së përcaktuar në projekt dhe preventiv.
- Të planifikojë dhe të verifikojë që zyra e prokurimeve të zbatojë procedurat e nevojshme në kohën e duhur, me koston dhe cilësinë e kërkuar, në përputhje me kërkesat e përcjella.
- Të miratojë porositë e materialeve që bëhen mbi bazën e projektit dhe preventivit përkatës.
- Të kryejë kontrolle përzgjedhëse me qëllim garantimin e cilësisë.
- Të mbledhë, përpunojë, interpretojë dhe shpërndajë në sektorët përkatës, në kohën e duhur, informacionin teknik dhe financiar.
- Të hartojë dhe detajojë plane 3-mujore dhe 6-mujore me objektiva të qarta për rritjen e cilësisë, si edhe për shtimin e përmirësimin e procedurave.
- Të zbatojë strategji dhe vlerësime që ndihmojnë në uljen dhe kontrollin më të mirë të kostove.
- Të përfaqësojë kompaninë përpara palëve të treta për çështjet që lidhen me projektet që ndjek.
- Të mbikëqyrë ekipin, të garantojë performancën e tij, të raportojë për të dhe të mbajë përgjegjësi për rezultatet.
- Të raportojë rregullisht para investitorit dhe CEO-s së kompanisë.
- Në bashkëpunim me sektorin e prokurimit, të përcjellë sa herë të nevojitet ose të paktën një herë në 6 muaj paketat e prokurimit, në mënyrë që të zhvillohen fushata periodike prokurimi sipas nevojave të kompanisë dhe projekteve të veçanta, si edhe fushata kontrolli për kushtet e tregut, cilësinë dhe çmimin e materialeve që blihen sipas kontratave ekzistuese.
- Pas përfundimit të fushatave të prokurimit, të finalizojë dhe të ndjekë lidhjen e kontratave ose rishikimin e kushteve me furnitorë të rinj apo ekzistues.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ndërtimit, Hidros, Inxhinierisë Ekonomike ose fusha të tjera të inxhinierisë.
- Të ketë së paku 5 vjet përvojë pune, me përparësi në sektorin e ndërtimit dhe/ose të prodhimit.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.