Rreth kompanisë dhe pozitës
Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite prani në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardet e larta të ndërtimit. Forca kryesore e saj është stafi; kompania synon të ofrojë një ambient mikpritës ku kontributi, puna dhe përvoja e secilit punonjës çmohen. Në Agikons shpk, avancimi në detyrë dhe vlerësimi bazohen në rezultatet e arritura në punë.
Kompania ofron një vend pune të qëndrueshëm, mundësi zhvillimi në karrierë dhe përmirësim të pagesës pas çdo avancimi. Agikons shpk kërkon një Menaxher/e Shitjesh.
Qëllimi i pozitës:
Menaxheri i Shitjeve menaxhon transaksionet e pasurive të paluajtshme, lidh blerësit e interesuar me pronat e ndërtuara nga Agikons dhe përfaqëson kompaninë gjatë negociatave.
Detyrat kryesore
- Mbledh të dhëna nga terreni për hartimin e planit mujor të shitjeve për projektet e kompanisë.
- Zbulon mundësi për zgjerim të biznesit duke analizuar nevojat e klientëve, madhësinë e tregut, aktivitetet e konkurentëve, prirjet e konsumatorëve dhe specifikimet e produktit.
- Harton dhe zbaton planet e shitjeve për përmbushjen e kuotave të zhvillimit të biznesit të përcaktuara nga kompania për projektet që mbulon.
- Jep informacion për politikat e çmimeve dhe ofertat e ndryshme të produkteve të projekteve nën përgjegjësinë e tij/saj.
- Organizon dhe menaxhon procesin e shitjes, si edhe koordinon ndjekjen e tij me departamentet e tjera kur kërkohet.
- Identifikon klientët e mundshëm dhe u prezanton produktet e projekteve që mbulon.
- Përgatit oferta të përshtatura për klientët, duke lidhur nevojat e tyre me produktet që ofron kompania.
- Negocion me klientët dhe finalizon specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit dhe format e ndryshme të financimit.
- Përgatit kontratat përkatëse dhe ndjek procedurën e shitjes sipas rregullave të vendosura.
- Bashkëpunon me kolegët e marketingut për zbatimin e aktiviteteve promovuese për produktet e projekteve që mbulon dhe klientët e synuar.
- Propozon rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve nën përgjegjësinë e tij/saj për audiencën e interesuar.
- Fiton njohuri të hollësishme për një projekt të caktuar nga eprorët dhe, në varësi të këtyre njohurive, merr titullin Master Projekti.
- Raporton çdo ditë te eprori, në përputhje me procedurën në fuqi.
Kualifikimet
- Të ketë kryer arsimin e lartë në nivel bachelor.
- Të ketë më shumë se 3 vite përvojë pune në fusha të ngjashme.
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë MO.
- Të ketë përvojë në zbatimin e strategjive të marketingut dhe publicitetit.
- Të jetë i/e besueshëm/me.
- Të ketë aftësi të mira konkurruese dhe kapacitet për punë në grup.
- Të demonstrojë aftësi për menaxhim dhe vendimmarrje.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tirane