Përshkrimi
Agikons sh.p.k vepron prej 30 viteve në tregun e ndërtimit dhe njihet edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë të punimeve. Një nga vlerat kryesore të kompanisë është ekipi i saj, ndaj synohet që stafi të punojë në një mjedis mirëpritës dhe të ndihet i çmuar për kontributin, punën dhe përvojën që sjell. Në Agikons sh.p.k, secili punonjës ka mundësi të zhvillohet profesionalisht dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve në punë.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë Specialist i Burimeve Njerezore.
Detyrat
- Përcakton nevojat për rekrutim në kompani dhe përgatit përshkrimet e vendeve të punës në përputhje me strukturën organizative.
- Publikon njoftimet për pozicionet vakante në platformat online të punësimit.
- Organizon intervistat me kandidatët dhe bashkërendon procesin e intervistimit me panelin përgjegjës.
- Mban komunikim me punonjësit lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për dosjet e tyre personale në kompani.
- Sistemon dosjet e punonjësve sipas formateve të brendshme dhe përditëson databazën e dokumenteve.
- Menaxhon të gjitha kontratat individuale të punës për stafin e punësuar.
- Zbaton procedurat ligjore për përgatitjen e dokumentacionit të punonjësve të huaj.
- Raporton te Drejtor i Burimeve Njerëzore.
- Plotëson regjistrat bazë të punonjësve me të dhënat për kontributet e paguara çdo muaj.
- Krijon databaza të vakancave për çdo departament ose sektor.
- Administron bazën e të dhënave të punonjësve si në format fizik, ashtu edhe elektronik, sipas sistemit të kompanisë.
- Evidenton nevojat për trajnim, kualifikim dhe zhvillim profesional të personelit, në funksion të pozicionit të tyre të punës.
- Harton "Programin e kualifikimit personal" për secilin punonjës të shoqërisë.
- Identifikon kurset profesionale që lidhen me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen në to, në përputhje me buxhetin në dispozicion.
- Organizon angazhimet e punës në panaire, konferenca dhe aktivitete të tjera me qëllim rekrutimin e stafit.
- Është përgjegjëse për ndjekjen e programit të internshipit në kompani.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi, Shkenca Sociale dhe Shoqërore, shkenca Ekonomike ose fusha të ngjashme.
- Të ketë 2 vite përvojë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
- Të zotërojë anglishten në nivel shumë të mirë, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Të shfaqë etikë të mirë në komunikimin verbal dhe me shkrim.
- Të ketë aftësi të mira në rekrutim.
- Të përdorë në nivel shumë të mirë rrjetet sociale.
- Përvoja e mëparshme në përgatitjen e dokumentacionit për punonjës të huaj konsiderohet përparësi.