Përshkrimi
Agikons sh.p.k vepron në ndërtimtari prej 30 vite dhe është vlerësuar në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të realizimeve të saj. Kompania e konsideron stafin forcën e saj kryesore, duke synuar një mjedis mirëpritës ku kontributi, puna dhe përvoja e secilit punonjës çmohen. Në Agikons shpk, avancimi në detyrë dhe vlerësimi bazohen në rezultatet e arritura në punë.
Kjo mund të jetë zgjedhja e duhur për kandidatët që kërkojnë punësim të qëndrueshëm, zhvillim profesional dhe rritje të pagesës pas çdo avancimi.
Për nevojat e zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Arkitekt/e.
Roli i pozitës:
Arkitekti/ja merr pjesë në të gjitha etapat e projektit, prej projekt-idesë deri te projekt-zbatimi. Pozita përfshin shqyrtimin e kërkesave të klientit dhe të rregulloreve, si edhe zhvillimin e dizajnit.
Detyrat kryesore
- Harton projektet, planifikon afatet e dorëzimit të projektit të arkitekturës dhe monitoron fazën e realizimit të ndërtimit.
- Zotëron në nivel të lartë ligjet dhe rregulloret në fuqi, si për projekt-zbatimin ashtu edhe për përgatitjen e dokumentacionit teknik.
- Ka njohuri të thelluara për standardet e projektimit në kategori të ndryshme: banim, komplekse me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim dhe industri.
- Konsultohet me klientin për qëllimin dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, si dhe inspekton kantierin.
- Kujdeset që konceptet dhe skicat arkitekturore të kuptohen saktë nga klientët e interesuar.
- Rishqyrton skicat sipas kërkesave të klientëve, duke respektuar gjithmonë planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit.
- Përgatit plane të hollësishme që përcaktojnë mënyrën e ndërtimit të strukturës, duke përfshirë të dhëna teknike ose specifikime për materialet dhe metodat e instalimit.
- Kryen vizita të shpeshta në kantier për të verifikuar zbatimin korrekt të planeve dhe për të miratuar materialet e nevojshme.
- Mbikëqyr dhe kontrollon punën e projektuesve arkitektonikë, mekanikë dhe të stafit tjetër të angazhuar në projekt.
- Menaxhon projekte të ndryshme, krijon plane pune dhe siguron ecurinë e tyre në çdo fazë, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
- Bashkëpunon me inxhinierë, planifikues urbanë, kontraktorë dhe arkitektë të tjerë, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha palët e përfshira në projekt.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Të paktën 3 vite përvojë pune relevante.
- Aftësi të spikatura krijuese dhe inovative.
- Sens artistik i zhvilluar dhe vëmendje e madhe ndaj detajeve.
- Mendim krijues dhe orientim për punë në ekip.
- Aftësi për të analizuar proceset dhe procedurat e punës, si dhe për të gjetur mundësi për përmirësim.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe për krijimin e marrëdhënieve me kolegët.
- Komunikim i shkëlqyer verbal dhe joverbal.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të paketës MS Office.
- Njohuri të shkëlqyera të programeve profesionale kompjuterike, si Autocad etj.
- Aftësi të avancuara profesionale në modelim 2 -3 dimensional.