Konkurs për punësim
super viva kërkon Shofer për shpërndarjen e mishit për lokacionet PRISHTINË dhe FUSHË KOSOVË.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
- Të transportojë dhe të shpërndajë produktet e mishit në pikat e shitjes, duke ndjekur planin e caktuar.
- Të kryejë në mënyrë të sigurt ngarkimin, vendosjen dhe shkarkimin e produkteve të mishit.
- Të mbajë kushtet e duhura frigoriferike gjatë transportimit të mishit, në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore.
- Të verifikojë sasinë dhe gjendjen e produkteve kur i pranon dhe kur i dorëzon.
- Të përmbushë afatet e dorëzimit të produkteve dhe të veprojë në përputhje me dokumentacionin shoqërues.
- Të njoftojë për çdo dëmtim, mungesë ose parregullsi që shfaqet gjatë transportimit dhe shpërndarjes.
- Të zbatojë rregullat e qarkullimit rrugor, kërkesat e sigurisë në punë dhe procedurat e kompanisë.
- Të koordinohet me sektorin e mishit dhe me përgjegjësit e pikave të shitjes për kryerjen e shpërndarjeve.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Të zotërojë patentë shoferi të vlefshme të kategorisë B.
- Eksperienca e mëparshme në transportimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore përbën avantazh.
- Të ketë njohuri bazë për kushtet në të cilat transportohen dhe ruhen produktet e mishit.
- Të jetë i aftë të organizojë shpërndarjet dhe t'i përfundojë ato brenda afateve.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe përpikëri gjatë punës.
- Të komunikojë mirë dhe të bashkëpunojë me ekipin.
- Të jetë i gatshëm të kryejë punë fizike dhe të punojë me orar fleksibil.
Përfitimet e ofruara
- Ofrim i sigurimit shëndetësor.
- Dhënie bonusesh.
- Ofrim trajnimesh dhe mundësish për përparim në karrierë.