Shpallje për punë
Zëvendës Menaxher/e i/e marketit
Pozita ofrohet në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Lipjan, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.
Detyrat kryesore
- Siguron hapjen dhe mbylljen e Marketit në mënyrë të sigurt, duke ndjekur procedurat.
- Aktivizon dhe çaktivizon alarmin e sigurisë.
- Gjatë ndërrimit të paradites, mbulon të gjitha përgjegjësitë e Menaxherit kur ai mungon.
- Administron proceset e përditshme të arkës.
- Kontrollon pajisjet teknike të Marketit.
- Kujdeset për ruajtjen dhe dorëzimin e regjistrimeve javore.
- U ofron konsumatorëve shërbim profesional.
- Menaxhon kthimet e konsumatorëve në përputhje me rregullat e kompanisë.
- Bashkëpunon me administratën qendrore të kompanisë për çështje operative dhe raportuese.
Kriteret për aplikim
- Të ketë të paktën shkollim të mesëm; arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Të ketë përvojë në menaxhim, shitje/retail.
- Të zotërojë aftësi të mira për udhëheqjen dhe menaxhimin e stafit.
- Të ketë aftësi për organizim, kontroll të arkës, stokut dhe operacioneve ditore.
- Të demonstrojë komunikim të mirë dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Të jetë i/e gatshëm për punë me ndërrime.
Përfitimet
- Sigurim Shëndetësor
- Bonuse
- Trajnime dhe mundësi të avancimit në karrierë
- Orar pune 5 ditë në javë