Super viva
Konkurs pune
Menaxher/e i/e marketit
Lokacionet: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Lipjan, Gjakovë, Fushë Kosovë
Detyrat kryesore
- Të organizojë dhe të udhëheqë operacionet e përditshme në market.
- Të menaxhojë stafin, ta drejtojë atë dhe të koordinojë punën.
- Të sigurojë furnizimin e arkave dhe të verifikojë gjendjen e tyre.
- Të kujdeset për zhvillimin e stafit dhe për krijimin e një ekipi të qëndrueshëm.
- Të ndjekë e analizojë shitjet, si dhe të përgatisë raporte ditore, javore dhe mujore.
- Të hapë dhe mbyllë njësinë sipas orarit të caktuar.
- Të garantojë nivel të lartë të disponueshmërisë së produkteve.
- Të respektojë buxhetet dhe të kontribuojë në uljen e humbjeve.
Kriteret e aplikimit
- Të ketë arsim të lartë; përparësi kanë drejtimet ekonomik/menaxherial.
- Të zotërojë përvojë të përshtatshme në menaxhim dhe në sektorin retail.
- Të ketë aftësi për udhëheqjen dhe zhvillimin e stafit.
- Të disponojë aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Të jetë i orientuar drejt rezultateve dhe shërbimit ndaj konsumatorit.
Benefitet
- Sigurim Shëndetësor
- Bonuse
- Trajnime dhe mundësi të avancimit në karrierë
- Pagë konkurruese në treg