Depoist (Pranues Malli)
Super Viva shpall vend të lirë pune në Gjilan.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pranimi, vendosja dhe nxjerrja e mallrave nga depoja (magazina), si edhe mbajtja e evidencës.
- Pranimi i porosive sipas rregullores për pranimin e mallrave.
- Skenimi (fotografimi) i faturave.
- Regjistrimi në librin e pranim-dorëzimit të mallrave dhe dokumenteve.
- Trajtimi i kthimeve të artikujve.
- Kryerja e lëvizjeve magaziniere.
- Njoftimi për porositë (produktet) e pranuara.
- Fleksibilitet për pastrimin dhe sistemimin e depos (magazinës).
Kriteret për aplikim
- Të ketë të paktën shkollim të mesëm.
- Të zotërojë aftësi për kontrollimin dhe evidentimin e mallrave dhe dokumentacionit.
- Të jetë i saktë, i organizuar dhe i përgjegjshëm.
- Të ketë aftësi për punë fizike dhe bashkëpunim në ekip.
- Përvoja në depo, në pranimin e mallrave ose në logjistikë konsiderohet përparësi.
Benefitet
- Sigurim Shëndetësor.
- Bonuse.
- Trajnime dhe mundësi të avancimit në karrierë.