SuperViva
Agjent/e për rekrutim aktiv (1 muaj)
Pozita është e disponueshme në Prizren dhe Prishtinë.
Detyrat kryesore
- Gjetja dhe kontaktimi në terren i kandidatëve të mundshëm.
- Informimi i kandidatëve rreth mundësive të punësimit në SuperViva.
- Ndërtimi i kontakteve dhe komunikimi me kandidatë me profile të ndryshme.
- Zhvillimi i një interviste të shkurtër ose i parakualifikimit fillestar.
- Grumbullimi dhe regjistrimi i të dhënave në bazën e kandidatëve.
- Dërgimi i kandidatëve të përshtatshëm te HR për fazat vijuese të rekrutimit.
Kërkesat për pozitën
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe marrëdhënie ndërpersonale.
- Të qenit aktiv/e, energjik/e dhe i/e gatshëm/e për angazhim në terren.
- Seriozitet, përgjegjësi dhe iniciativë gjatë punës.
- Aftësi për të krijuar lidhje me njerëz të ndryshëm.
- Gatishmëri për të punuar drejt objektivave dhe rezultateve.
- Përvoja në rekrutim, shitje, promovim apo shërbim ndaj konsumatorit konsiderohet përparësi.
SuperViva kërkon të angazhojë për 1 muaj një Agjent/e për Rekrutim Aktiv, komunikues/e, aktiv/e dhe të gatshëm/me për punë në terren.