Super Viva
Menaxher/e i/e Kategorisë
Vendndodhja e punës është në Prishtinë, në Zonën Industriale.
Detyrat kryesore
- Administron përzgjedhjen e frutave dhe perimeve, mishit të freskët dhe vezëve.
- Koordinon bashkëpunimin dhe zhvillon negociata me furnitorë lokalë.
- Organizon furnizimet ditore dhe javore duke u bazuar në sezonalitet dhe kërkesë.
- Ndjek ecurinë e shitjeve, marzhin dhe humbjet.
- Kujdeset që të respektohen standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore HACCP.
- Vendos çmimet dhe ofertat promocionale në përputhje me tregun, si edhe përgatit fletushkat.
- Punon me dyqanet për paraqitjen e duhur dhe ruajtjen e freskisë së produkteve.
Aftësitë dhe kompetencat
- Njohje të tregut lokal për produktet ultra fresh.
- Shkathtësi të mira në analizë dhe negociim.
- Fleksibilitet dhe reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve në treg.
- Aftësi për punë në terren dhe bashkëpunim ndërdepartamental.