Shpallje për punësim
super viva kërkon Sektorist/e në GJAKOVË. Roli përfshin shërbimin ndaj konsumatorëve, sistemimin e produkteve dhe kujdesin për sektorin përkatës.
Detyrat kryesore
- Të presë konsumatorët dhe t’u ofrojë shërbim.
- Të kujdeset për merchandising dhe mënyrën e prezantimit të produkteve.
- Të vendosë, ndryshojë dhe kontrollojë çmimet.
- Të furnizojë raftet/shportat me mall dhe ta sistemojë atë.
- Të marrë mallin nga depoja dhe ta vendosë në sektorët përkatës.
- Të mbajë pastër sektorët përkatës dhe ambientin në përgjithësi.
- Të evidentojë afatet e skadimit të produkteve dhe mallrave, duke u kujdesur për tërheqjen e atyre që janë pranë skadimit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar të paktën shkollimin e mesëm.
- Të zotërojë aftësi të mira për organizimin, sistemimin dhe kontrollin e produkteve.
- Të tregojë kujdes, saktësi dhe përgjegjësi në punë.
- Të komunikojë mirë dhe të jetë i/e orientuar drejt klientit.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë dinamike dhe punë me ndërrime.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në shitje/retail dhe merchandising.
Përfitimet e ofruara
- Mbulim me sigurim shëndetësor.
- Përfitim bonusesh.
- Mundësi për trajnime dhe përparim në karrierë.