Konkurs për punësim
super viva kërkon të punësojë një Kasap i përgjithshëm në PRISHTINË. Roli përfshin kontrollimin, përpunimin dhe përgatitjen e mishit për pikat e shitjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Regjistron mishin e marrë nga furnitorët dhe verifikon llojin, sasinë, cilësinë, freskinë, temperaturën, afatet e përdorimit dhe dokumentacionin shoqërues.
- Verifikon afatet e përdorimit në të gjitha fazat: pranim, ruajtje, përpunim, paketim dhe shpërndarje, për të garantuar që mishi mbetet brenda afatit të përshtatshëm për përdorim.
- Zgjedh mishin e përshtatshëm dhe kryen vakumimin e tij në përputhje me standardet e kompanisë dhe kërkesat e përcaktuara për produktin.
- Vendos vulën mbi mishin e përzgjedhur si konfirmim se kontrolli dhe pranimi janë kryer sipas standardeve të kompanisë.
- Ndan, pret dhe përgatit mishin duke ndjekur llojin e produktit, standardet e kompanisë dhe porositë e ardhura nga pikat e shitjes.
- Përdor teknikat e duhura për ndarjen dhe prerjen e mishit, në mënyrë që çdo pjesë të ruajë cilësinë, pamjen dhe përshtatshmërinë për përdorim.
- Planifikon dhe bashkërendon përgatitjen e porosive, duke siguruar për çdo pikë sasinë dhe llojin e kërkuar të mishit.
- Paketon mishin dhe shënon datën e përpunimit, afatin e përdorimit dhe të dhënat e tjera të nevojshme, në përputhje me standardet e kompanisë.
- Kujdeset për respektimin e standardeve të higjienës, përfshirë uniformën, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të pajisjeve.
- Përmbush detyrat me qëndrim profesional, përgjegjësi dhe përpikëri, duke ndjekur procedurat e brendshme të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Kërkohet të paktën përfundimi i shkollimit të mesëm.
- Nevojiten aftësi të mira për organizimin, sistemimin dhe kontrollimin e produkteve.
- Kërkohet kujdes, saktësi dhe përgjegjshmëri në punë.
- Nevojiten aftësi komunikimi dhe përqendrim te nevojat e klientit.
- Kërkohet gatishmëri për një mjedis dinamik pune dhe për punë me ndërrime.
- Përvoja në shitje/retail dhe merchandising përbën përparësi.
Përfitimet e ofruara
- Ofrohet mbulim me sigurim shëndetësor.
- Përfshihen bonuse.
- Ofrohen trajnime dhe mundësi për përparim në karrierë.