Furrtar/e
super viva ka hapur konkurs për Furrtar/e në PRIZREN. Roli përfshin prodhimin e bukës dhe pjekurinave, si dhe mbikëqyrjen e proceseve dhe pajisjeve të furrës.
Detyrat kryesore
- Të përgatisë dhe të prodhojë lloje të ndryshme buke dhe kiflesh (pjekurinash).
- Të peshojë dhe të përziejë përbërësit duke ndjekur recetat dhe normativat e përcaktuara.
- Të mbikëqyrë përgatitjen e brumit dhe fazat e fermentimit, formësimit dhe pjekjes.
- Të operojë dhe të mbikëqyrë mikserët, makinat e formësimit, fermentuesit dhe furrat.
- Të verifikojë temperaturën, kohëzgjatjen e pjekjes dhe cilësinë e produkteve.
- Të sigurojë që produktet të kenë peshë, formë, pamje dhe cilësi të njëtrajtshme.
- Të organizojë dhe të bashkërendojë punën e ndihmës furrtarit.
- Të mbajë evidencë për sasitë e prodhuara, produktet e dëmtuara dhe humbjet në prodhim.
- Të mbajë të pastra pajisjet dhe hapësirën ku kryhet puna.
- Të zbatojë procedurat e kompanisë dhe standardet për higjienën dhe sigurinë ushqimore.
Kërkesat për kandidatët
- Të ketë përvojë në prodhimin e bukës dhe të pjekurinave.
- Të njohë proceset e përgatitjes së brumit, fermentimit dhe pjekjes.
- Të jetë në gjendje të përdorë pajisjet profesionale të furrës.
- Të tregojë përgjegjësi, aftësi organizative dhe zotësi për bashkëpunim në ekip.
- Të jetë i gatshëm të ndjekë normativat dhe planin ditor të prodhimit.
Përfitimet e ofruara
- Mbulim me sigurim shëndetësor.
- Përfitim bonusesh.
- Mundësi për trajnime dhe përparim në karrierë.