Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të rekrutojë një Specialiste Finance Shkoder.
Detyrat
- Regjistron dhe verifikon dokumentet financiare në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Harton raporte periodike financiare dhe analiza për ecurinë financiare.
- Mbikëqyr të hyrat, shpenzimet dhe qarkullimin e parasë.
- Bën rakordimin e llogarive bankare me kontabilitetin.
- Administron faturimin, pagesat dhe ndjek pagesat e arkëtueshme nga klientët.
- Ndihmon në hartimin e buxheteve dhe përcjell zbatimin e tyre.
- Garanton zbatimin e legjislacionit tatimor dhe të procedurave të brendshme financiare.
- Koordinon punën me auditorë, institucione financiare dhe sektorët e tjerë të kompanisë.
- Përgatit dokumentet e nevojshme për deklaratat tatimore dhe raportimet financiare.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Të paktën 2–3 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
- Njohje të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare.
- Zotërim shumë i mirë i paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Përvoja me programe financiare/kontabël konsiderohet përparësi.
- Njohja e gjuhës angleze është avantazh.