Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të rekrutojë një Junior Product Manager.
Detyrat
- Mbikëqyrja e porosive dhe komunikimi i vazhdueshëm me furnitorët.
- Hulumtimi dhe krahasimi i ofertave, çmimeve dhe shpenzimeve.
- Kontrolli i gjendjes së stokut dhe regjistrimi i mungesave.
- Përditësimi si edhe menaxhimi i informatave për produktet dhe çmimet.
- Hartimi i raporteve mbi shitjet dhe rezultatet e produkteve.
- Bashkërendimi me sektorët e Financës, Logjistikës, Marketingut dhe Shitjeve.
- Ndihma gjatë përgatitjes së ofertave dhe promocioneve.
- Përcjellja e çështjeve që kanë të bëjnë me produktet, duke siguruar informata të sakta dhe të përditësuara.
Kualifikimet
- Arsim i lartë; profili Ekonomik konsiderohet përparësi.
- Përvoja paraprake në Product Management, Procurement, Purchasing, Supply Chain apo pozita të ngjashme është avantazh.
- Njohje e mirë e MS Office, sidomos Excel.
- Zotërim i mirë i anglishtes; njohja e italishtes është përparësi.
- Shkathtësi të zhvilluara analitike dhe organizative.
- Aftësi të mira për komunikim dhe koordinim.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspektin profesional.