Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Recepsioniste/Asistente Administrative.
Detyrat
- Mirëpret dhe udhëzon vizitorët, klientët, partnerët dhe furnitorët.
- Administron thirrjet telefonike, korrespondencën, postën dhe dërgesat.
- Planifikon takimet, përgatit sallat dhe menaxhon kalendarin e vizitave.
- Bashkëpunon me HR për proceset e hyrjes dhe largimit të stafit, si edhe ndihmon në punët administrative.
- Koordinon udhëtimet e stafit, përfshirë biletat, hotelet dhe transferet.
- Organizon dreka, darka dhe mbledhje pune.
- Kujdeset për pritjen dhe akomodimin e mysafirëve të kompanisë.
- Mban komunikimin me furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve.
- Ndihmon në përgatitjen e eventeve, trajnimeve dhe veprimtarive të kompanisë.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera administrative sipas nevojës.
Kualifikimet
- Zotëron aftësi shumë të mira komunikimi dhe paraqitje profesionale.
- Ka kapacitete të larta organizative dhe mund të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.
- Tregon korrektësi, diskrecion dhe kujdes në trajtimin e informatave konfidenciale.
- Ka njohuri të mira të Microsoft Office/Outlook.
- Njohja e anglishtes dhe italishtes konsiderohet përparësi.