Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të rekrutojë një Operator/e Shitje Turizem Dentar.
Detyrat
- Të komunikojë me pacientë të mundshëm në gjuhën italiane.
- Të administrojë dhe të ndjekë lead-et.
- Të përcaktojë nevojat e pacientëve dhe t'u paraqesë shërbimet.
- Të vazhdojë komunikimin deri në përmbylljen e shitjes.
- Të ruajë kontakt të rregullt me pacientët dhe të bëjë ndjekje pas kontaktit të parë.
- Të bashkëpunojë me ekipet e tjera për koordinimin e pacientëve dhe të procesit të shitjes.
- Të realizojë objektivat e përcaktuara të shitjes.
Kualifikimet
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
- Përvojë e mëparshme në shitje, customer service ose call center.
- Përvoja në Dental Tourism konsiderohet avantazh i rëndësishëm.
- Aftësi të mira për komunikim dhe bindje.
- Aftësi për administrimin dhe ndjekjen e lead-eve.
- Orientim ndaj rezultateve dhe shitjeve.
- Korrektësi, organizim dhe ndjenjë përgjegjësie.