Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting synon të angazhojë në punë një Mjek/e Protezist/e.
Detyrat kryesore
- Të vlerësojë shëndetin oral të pacientëve dhe të përgatisë plane të personalizuara për trajtimin protetik.
- Të kryejë trajtime protetike me punime fikse, të lëvizshme dhe mbi implante.
- Të marrë masat dentare dhe të përcaktojë parametrat që nevojiten për përgatitjen e punimeve protetike.
- Të bashkëpunojë me laboratorin dentar, duke siguruar që punimet të kenë saktësi, funksionalitet dhe cilësi të lartë estetike.
- Të verifikojë përshtatjen e punimeve protetike, okluzionin dhe rezultatin e tyre estetik përfundimtar.
- Të ndjekë ecurinë e pacientëve pas trajtimit dhe të zhvillojë kontrolle në intervale periodike.
- T'u shpjegojë pacientëve trajtimin, mënyrat e mirëmbajtjes së punimeve protetike dhe kujdesin për shëndetin oral.
- Të zbatojë protokollet për higjienën, sterilizimin dhe sigurinë në klinikë.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet me diplomë në Stomatologji dhe të zotërojë licencë aktive për ushtrimin e profesionit.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë në fushën e protetikës dentare.
- Të ketë përvojë në përgatitjen e punimeve protetike fikse, të lëvizshme dhe mbi implante.
- Të njohë metodat bashkëkohore të protetikës dentare dhe materialet që përdoren në këtë fushë.
- Të punojë me përpikëri, duke u kushtuar vëmendje hollësive funksionale dhe estetike.
- Të komunikojë mirë me pacientët dhe të bashkëpunojë me ekipin mjekësor e laboratorin dentar.
Dokumentet e kërkuara