Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton për pozicionin Drejtor Kantieri/ Orikum.
Detyrat kryesore
- Të organizojë dhe drejtojë tërësinë e veprimtarive ndërtimore në kantier, në mënyrë që projekti të zbatohet brenda afateve dhe sipas standardeve të caktuara.
- Të përgatisë programin e punimeve dhe të ndjekë realizimin e tij, duke evidentuar vonesat dhe zbatuar masa korrigjuese për ruajtjen e grafikut të projektit.
- Të bashkërendojë punën e ekipeve teknike, inxhinierëve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve, për të siguruar vazhdimësi dhe efikasitet në kryerjen e punimeve.
- Të kontrollojë cilësinë e punimeve dhe përputhjen e tyre me projektin teknik, vizatimet e miratuara dhe specifikimet e kontratës.
- Të verifikojë respektimin e rregullave për shëndetin, sigurinë në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Të ndjekë kostot dhe përdorimin e burimeve njerëzore, materialeve e makinerive, duke synuar shpenzime të optimizuara dhe shfrytëzim efikas të burimeve.
- Të mbikëqyrë hartimin dhe kontrollimin e librezave të masave, situacioneve të punimeve dhe dokumentacionit përkatës teknik e financiar.
- Të verifikojë sasitë e punimeve të kryera dhe dokumentacionin e nënkontraktorëve, përpara se të miratohen situacionet dhe të procedohen pagesat.
- Të shqyrtojë dokumentacionin e nënkontraktorëve dhe të japë miratimin teknik për të, përfshirë vizatimet e punës, metodologjitë e zbatimit dhe dokumentacionin që shoqëron materialet.
- Të bashkërendojë veprimtarinë me investitorin, mbikëqyrësin e punimeve, projektuesit dhe palët e tjera pjesëmarrëse në projekt.
- Të hartojë raporte periodike për përparimin e punimeve, problemet e hasura, kostot dhe risqet që lidhen me projektin.
- Të garantojë respektimin e legjislacionit shqiptar, lejeve të ndërtimit dhe detyrimeve kontraktore.
- Të udhëheqë dhe zhvillojë ekipin e kantierit, duke ndarë qartë përgjegjësitë dhe duke monitoruar performancën e tij.