Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton një Koordinatore Laboratori.
Detyrat
- Të koordinojë çdo ditë aktivitetet dhe proceset e laboratorit.
- Të mbikëqyrë procedurat administrative dhe dokumentacionin përkatës.
- Të organizojë si edhe të monitorojë rrjedhën e punës.
- Të komunikojë dhe të bashkëpunojë me stafin për funksionimin e rregullt të proceseve.
- Të ndjekë detyrat dhe afatet, në mënyrë që laboratori të operojë pa pengesa.
Kualifikimet
- Preferohet përfundimi i arsimit të lartë në Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera për organizim dhe koordinim.
- Kujdes ndaj saktësisë, korrektësi dhe përgjegjshmëri gjatë punës.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Aftësi për trajtimin e disa detyrave në të njëjtën kohë.