Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting synon të punësojë një Drejtues Teknik.
Detyrat kryesore
- Të udhëheqë dhe të mbikëqyrë nga ana teknike realizimin e projekteve të ndërtimit.
- Të monitorojë ecurinë sipas grafikut të punimeve dhe të sigurojë përmbushjen e afateve.
- Të verifikojë cilësinë dhe sigurinë përgjatë realizimit të projektit.
- Të përmirësojë efikasitetin e kostove dhe të shfrytëzimit të burimeve.
- Të shqyrtojë dokumentacionin teknik, kontratat dhe specifikimet e projektit.
- Të evidentojë çështjet teknike dhe të bashkërendojë veprimet për zgjidhjen e tyre.
- Të hartojë raporte teknike dhe të mbajë komunikim me palët që marrin pjesë në projekt.
Kualifikimet e kërkuara
- Të zotërojë diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të ketë përvojë prej mbi 7 vitesh në industrinë e ndërtimit.
- Të demonstrojë aftësi shumë të mira në drejtim, organizim, planifikim dhe komunikim.
- Të ketë përvojë me menaxhimin e projekteve dhe të kontratave të ndërtimit.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
- Të ketë njohuri për përdorimin e AutoCAD, Excel dhe MS Project.
- Të jetë i aftë të shqyrtojë dokumentacionin teknik dhe të hartojë raporte.
- Të tregojë fleksibilitet dhe gatishmëri për të përmbushur kërkesat e projektit.
Dokumentet e kërkuara