Përshkrimi i punës
Kalaja Talent Consulting kërkon të plotësojë pozicionin Asistente Blerje.
Përgjegjësitë
- Ofrimi i mbështetjes për hartimin dhe ndjekjen e porosive të blerjes.
- Menaxhimi dhe sistemimi në arkiv i dokumentacionit, kontratave dhe faturave.
- Monitorimi i afateve të dorëzimit dhe njoftimi për vonesat.
- Mbajtja të përditësuara në sistemin e kompanisë e të dhënave për produktet dhe furnitorët.
- Hartimi në mënyrë periodike i raporteve për veprimtarinë e blerjeve.
- Shkëmbimi i komunikimeve me email dhe bashkërendimi me palët e treta për të ndjekur ecurinë e ngarkesave.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të përafërta.
- Përvoja e mëparshme në administratë apo në blerje vlerësohet si përparësi.
- Të zotërojë mirë Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Zotërimi i gjuhës angleze vlerësohet si përparësi.
- Të ketë aftësi të mira për organizim, komunikim dhe punë bashkëpunuese.
- Të tregojë kujdes për hollësitë dhe saktësi në menaxhimin e dokumentacionit.
Dokumentet e kërkuara