Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Specialisteje Blerjesh me aftësi të mira organizative dhe analitike, e cila do të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit të furnizimit dhe për krijimin e raporteve të qëndrueshme me furnitorët.
Pozicioni kërkon zotësi të larta në negocim, fokus te rezultatet dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipet e brendshme për të siguruar furnizim të rregullt dhe kosto të menaxhuara.
Detyrat
- Menaxhon të gjithë ciklin e blerjeve, duke nisur nga evidentimi i nevojave e deri te përfundimi i porosive.
- Negocion çmimet, kushtet dhe kontratat me furnitorët për të arritur marrëveshje sa më të favorshme.
- Identifikon dhe përzgjedh furnitorë të rinj, si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut dhe planifikon furnizimet sipas kërkesave të biznesit.
- Punon në koordinim të afërt me departamentet e financës, magazinës dhe shitjeve.
- Verifikon dokumentacionin e blerjeve dhe ndjek afatet e dorëzimeve.
- Kujdeset që proceset të jenë në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim ose në fusha të afërta.
- Përvojë e mëparshme në blerje ose furnizime.
- Aftësi shumë të mira në negocim dhe analizë.
- Njohuri të mira për tregun dhe për menaxhimin e furnitorëve.
- Aftësi të forta organizative dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Njohuria në Microsoft Dynamics 365 Business Central konsiderohet përparësi.
Çfarë Ofrohet
- Pagë konkurruese dhe kushte të favorshme pune.
- Mjedis pune profesional dhe me frymë bashkëpunimi.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- E Hënë – E Premte, 08:30 – 17:00
- Vendndodhja: Autostrada Tiranë – Durrës