Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Punonjës Magazine në Sarandë!
Nëse jeni i/e rregullt, i/e përpiktë dhe i/e gatshëm/gatshme të angazhoheni në një mjedis pune me ritëm dinamik, mund të bëheni pjesë e ekipit.
Detyrat
- Të merrni në dorëzim mallrat, t’i verifikoni dhe t’i sistemoni në magazinë.
- Të përgatisni dhe të shpërndani porositë sipas kërkesave të kompanisë.
- Të kujdeseni për rendin, pastërtinë dhe organizimin e hapësirës së magazinës.
- Të kryeni kontrolle të rregullta të inventarit dhe të raportoni çdo mospërputhje të evidentuar.
- Të realizoni ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave duke ndjekur procedurat e përcaktuara.
- Të bashkëpunoni me sektorët e tjerë për të siguruar funksionimin e duhur të proceseve logjistike.
- Të zbatoni rregullat e sigurisë dhe procedurat e punës në çdo fazë të angazhimit.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në magazinë konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira organizative dhe përgjegjësi në punë.
- Nevojitet gatishmëri për angazhim fizik dhe punë në një ritëm dinamik.
- Kërkohet aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
- Patentë drejtimi e kategorisë B përbën avantazh.
Ne ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune.
- Një mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe stabilitet në periudhë afatgjatë.
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe performancës.