Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Ndihmëse Kuzhiniere.
Nëse je e rregullt, e organizuar dhe preferon një mjedis pune me ritëm të lartë, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ty.
Detyrat
- Mbështet stafin e kuzhinës gjatë përgatitjes së produkteve.
- Merret me larjen, pastrimin dhe copëtimin e perimeve, frutave dhe përbërësve të tjerë.
- Bën gati përbërësit sipas udhëzimeve të kuzhinierit.
- Mban të pastër dhe të sistemuar vendin e punës.
- Zbaton rregullat e higjienës dhe standardet e sigurisë ushqimore.
- Ndihmon ekipin edhe në angazhime të tjera mbështetëse, sipas nevojës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëhershme në kuzhinë është përparësi, por nuk kërkohet patjetër.
- Aftësi për të punuar shpejt dhe me saktësi.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe bashkëpunim i mirë me ekipin.
- Vullnet për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht në punë.
Ne ofrojmë:
- Orari i punës është nga e hëna deri të shtunën, prej 09:00 deri në 17:00.
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Mundësi për zhvillim dhe qëndrueshmëri në punë.
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës.