Përshkrimi
HR Studio po kërkon të angazhojë një Magazinier.
Nëse je i organizuar, serioz në punë dhe ke aftësi të mira për bashkërendim, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ty.
Detyrat
- Të pranosh, verifikosh dhe vendosësh mallrat në magazinë.
- Të përgatisësh dhe shpërndash porositë sipas kërkesave përkatëse.
- Të kujdesesh që magazina të mbahet në rregull dhe sipas standardeve të kompanisë.
- Të regjistrosh në sistem hyrjet dhe daljet e mallrave.
- Të realizosh inventarë periodikë dhe të raportosh çdo mospërputhje të konstatuar.
- Të bashkëpunosh me departamentet e shitjes, logjistikës dhe furnizimit.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi.
- Të kesh aftësi të mira organizative dhe kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Njohuritë bazë në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve të magazinës përbëjnë avantazh.
- Të jesh në gjendje të punosh në grup dhe të menaxhosh ngarkesën e punës.
- Të tregosh integritet, përgjegjësi dhe korrektësi gjatë kryerjes së detyrave.
Çfarë ofrohet
- Kontratë e rregullt pune.
- Pagë konkurruese.
- Mjedis pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.