Përshkrimi
HR Studio by Benilda Simaku po kërkon një Ekonomiste të Brendshme me organizim të mirë, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe aftësi të forta analitike, për të ndihmuar në administrimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë.
Detyrat
- Administrimi dhe verifikimi i dokumenteve financiare dhe administrative.
- Pasqyrimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve, si edhe i lëvizjeve të arkës dhe bankës.
- Hartimi dhe përputhja e raporteve financiare në periudha të rregullta.
- Ndjekja e pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve financiare të kompanisë.
- Koordinimi me financierin e jashtëm dhe me sektorët e tjerë për funksionim sa më të mirë të proceseve.
- Ruajtja e evidencave financiare dhe sistemimi i dokumentacionit në arkivë.
- Realizimi i rakordimeve të rregullta me klientë dhe furnitorë.
- Ofrimi i mbështetjes për menaxhmentin përmes analizave dhe raportimeve sipas nevojave.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
- Përvoja e mëparshme në një rol të përafërt konsiderohet përparësi.
- Përdorim shumë i mirë i Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Njohja e programeve financiare si Financa 5, Alpha Business, Bilanc ose programe të ngjashme përbën avantazh.
- Shkathtësi të mira në organizim, analizë dhe komunikim.
- Ndershmëri, korrektësi dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Marrëdhënie pune me kontratë të rregullt.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Hapësira për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Qëndrueshmëri dhe mbështetje për rritje profesionale.