Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Menaxhere Supermarketi
Nëse zotëron aftësi udhëheqëse, ke përvojë në drejtimin e ekipeve dhe të pëlqen organizimi i proceseve të përditshme, kjo pozitë paraqet një mundësi shumë të mirë për t'iu bashkuar një kompanie që është në rritje.
Detyrat
- Të drejtojë dhe strukturojë punën e përditshme të supermarketit.
- Të udhëheqë, motivojë dhe koordinojë ekipin me synim ruajtjen e një niveli të lartë performance.
- Të mbikëqyrë cilësinë e shërbimit për klientët dhe të adresojë problematikat pa vonesë.
- Të kontrollojë stokun, porositë dhe inventarët që zhvillohen periodikisht.
- Të sigurojë vendosjen e duhur të produkteve dhe respektimin e standardeve të kompanisë.
- Të ndjekë ecurinë e shitjeve dhe të analizojë performancën për përmbushjen e objektivave.
- Të garantojë zbatimin e procedurave operacionale, standardeve të higjienës dhe rregullave të sigurisë.
- Të përgatisë planet e punës dhe të organizojë turnet e stafit.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë në menaxhimin e supermarketeve, në retail ose në role të ngjashme.
- Të posedojë aftësi të mira në drejtim dhe menaxhim ekipi.
- Të ketë shkathtësi analitike dhe organizative.
- Të njohë menaxhimin e stokut dhe proceset operacionale.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe qasje të orientuar nga klienti.
- Të dallohet për përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
Çfarë ofrohet:
- Kontratë e rregullt pune.
- Pagë konkurruese dhe vlerësim në bazë të performancës.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.