HR Studio po kërkon të angazhojë një Kuzhinier Sushi.
Nëse të tërheq gastronomia japoneze, punon me saktësi dhe i kushton rëndësi cilësisë si edhe paraqitjes së çdo pjate, kjo pozitë mund të jetë një mundësi e përshtatshme për ty.
Detyrat
- Përgatit lloje të ndryshme të sushi-t duke ndjekur standardet e kompanisë.
- Përpunon dhe pret përbërësit, përfshirë peshkun, perimet dhe frutat e detit.
- Mbikëqyr cilësinë dhe freskinë e produkteve.
- Zbaton rregullat e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
- Kujdeset për rendin dhe pastërtinë e stacionit të punës.
- Menaxhon stokun e lëndëve të para dhe njofton për nevojat e furnizimit.
- Koordinon punën me ekipin e kuzhinës për të siguruar shërbim cilësor dhe efikas.
Kualifikimet
- Ka përvojë të mëparshme në rolin e Kuzhinierit Sushi.
- Zotëron njohuri për teknikat e përgatitjes së sushi-t dhe për trajtimin e produkteve të freskëta.
- Është i aftë të punojë me ritëm të lartë dhe në situata me presion.
- Tregon përgjegjshmëri, saktësi dhe kujdes të veçantë ndaj detajeve.
- Ka aftësi shumë të mira për bashkëpunim dhe komunikim.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese, sipas nivelit të eksperiencës.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Kontratë të rregullt pune dhe kushte të favorshme pune.