Përshkrimi
HR Studio po kërkon të angazhojë një Arkitekte.
Nëse ke prirje krijuese, pasion për arkitekturën dhe dizajnin, dhe synon të punosh në një ekip profesional ku idetë marrin vlerë dhe zhvillohen më tej, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ty.
Detyrat
- Zhvillimi dhe përpunimi i projekteve arkitektonike në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Përgatitja e planeve, vizatimeve teknike dhe dokumentacionit shoqërues.
- Realizimi i modeleve 2D dhe 3D, si edhe paraqitja e koncepteve të projektit.
- Bashkërendimi me inxhinierë, projektues dhe ekipet e zbatimit gjatë realizimit të projekteve.
- Mbikëqyrja e progresit të projekteve dhe koordinimi me të gjitha palët e përfshira.
- Garantimi që projektet të jenë në përputhje me standardet teknike, funksionale dhe estetike.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Përvoja e mëhershme në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit, Lumion ose softuerëve të ngjashëm.
- Aftësi të mira për të lexuar dhe përgatitur vizatime teknike.
- Krijimtari, kujdes i lartë ndaj detajeve dhe shkathtësi të mira organizative.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Çfarë ofrohet
- Marrëveshje e rregullt pune.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në projekte interesante.
- Mjedis pune modern dhe bashkëpunues.