Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Parukiereje për një sallon bashkëkohor dhe energjik në zonën e Myslym Shyrit. Ekipit i nevojitet një profesioniste me përvojë, e përkushtuar ndaj fushës së bukurisë dhe e fokusuar te kujdesi cilësor për klientët.
Detyrat
- Të realizojë shërbime për prerjen, stilimin dhe formësimin e flokëve.
- Të kryejë ngjyrosje, trajtime dhe procedura të ndryshme, sipas kërkesave të klientëve.
- T'u japë klientëve këshilla për kujdesin dhe mirëmbajtjen e flokëve.
- Të sigurojë për çdo klient një përvojë profesionale dhe të kënaqshme.
- Të mbajë standarde të larta higjiene dhe rregulli në vendin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme në rolin e parukieres.
- Të zotërojë njohuri mbi teknikat moderne të prerjes, stilimit, ngjyrosjes dhe shërbimeve të tjera.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe orientim të fortë drejt shërbimit ndaj klientit.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për zhvillim profesional.
- Të jetë në gjendje të bashkëpunojë mirë me ekipin.
Çfarë ofrohet:
- Mjedis pune profesional dhe mikpritës.
- Mundësi për avancim profesional dhe përmirësim të vazhdueshëm.
- Klientelë e qëndrueshme dhe kushte shumë të mira pune.
- Pagesë me përqindje konkurruese, e mbështetur te performanca dhe shërbimet e realizuara.